Nevoja për gjumë në shtatzëni fillon të bëhet e dukshme menjëherë pas rezultatit pozitiv të testit
Nëse ndiheni e lodhur gjatë ditës, duhet të dëgjoni sinjalet e trupit tuaj dhe të shkoni të pushoni.
Gjatë shtatzënisë ka edhe shumë gra të cilat vuajnë nga pagjumësia si një faktor natyral, ndërsa disa të tjera nuk munden të flenë si pasojë e angazhimeve të tyre në familje apo punë.
Për sa orë gjumë ka nevojë një grua shtatzënë?
Në shtatzëni trupi nuk ka nevojë për 2-fish kalori apo 2-fish gjumë. Gjëja më korrekte është t’i jepni mundësinë trupit të rekuperojë energjitë e humbura, për një mirëqënie të përgjithshme.
Që ta bëni këtë do të ishin të mjaftueshme rreth 10 orë gjumë.
Po nëse gruaja ka disa shqetësime?
Zakonisht gruaja nuk mund të flejë si pasojë e krampeve, të cilat mund të luftohen duke konsumuar ushqime të pasura me magnez dhe kalium si: kikirikët, bananet, kajsitë e thata dhe peshku.
Gjithashtu mund të vuani edhe nga mpirja e duarve.
Në këtë rast duhet të hapni dhe mbyllni grushtat ose vendosni duart tuaja në ujë të ngrohtë dhe të ftohtë, pra duke i alternuar. Këto veprime bëhen para gjumit.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...