Kampioni në fuqi i Premierë Ligë, Chelsea ka nisur në një formë të tmerrshme sezonin 2017/18.
Skuadra e Antonio Conte është mposhtur me rezultat 2 me 3 në ndeshjen si nikoqir në Stamford Bridge kundër Burnley FC, shkruan portali arbresh.info.
“Blutë” mbetën me vetëm dhjetë lojtarë në fushë që nga minuta e 14′, kur kapiteni Gary Cahill u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Steven Defour.
Burnley shfrytëzoi mungesën e tij duke shënuar tri gola të njëpasnjëshme brenda 20 minutave. Sam Vokes (24′) (43′) dhe Stephen Ward (39′) shënuan ndaj gjigantit anglez në takimin e parë të këtij edicioni.

Ish sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata ngushtoi epërsinë e krijuar nga klubi i Sean Dyches duke shënuar me kokë për 1 me 3 në ndeshjen e tij debutuese para se skuadra e tij e re të mbetej në fushë me vetëm nëntë lojtar pas ndëshkimit të Cesc Fabregasit me kartonin e dytë të verdhë.
David Luiz shënoi për 2 me 3 vetëm dy minuta pa përfunduar koha e rregullt, por “Blutë” nuk arritën t’ia mohojnë fitoren befasuese Burnleyt./arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...