Miratimi i ligjit për emigrantë pasoi me largimin e menjëhershëm të emigrantëve nga Maqedonia. Ata në mundësinë e parë për të vazhduar rrugën më tej drejtë Bashkimit Evropian, braktisën rrugët e Maqedonisë.
Emigrantë nuk vërehen as në xhaminë e qytetit të Kumanovës ku disa ditë resht ishin strehuar aty, por as edhe në stacionin hekurudhor, raporton korrespodenti i Grupit Koha në Maqedoni.
Ndërkohë autoritetet shëndetësore maqedonase kanë njoftuar se kanë kryer dezinfektimin e vendeve ku kanë qëndruar emigrantët, transmeton Koha.net.
Megjithatë, zyrtarë të Hekurudhave në Tabanoc njoftojnë se gjatë orëve të vonshme të mbrëmjes presin një valë të re emigrantësh të cilët një ditë më parë kanë zbarkuar në Gjevgjeli, prej ku përmes rrjetit hekurudhor pritet të transportohen drejtë Tabanocit, gjegjësisht vendkalimit kufitar me Serbinë.
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore