Edona Llalloshi këngëtarja nga Prishtina, që në vitin 2014 ia kushtoi një këngë heroit të kombit Agim Ramadanit, e që kënga titullohet “Heroi”, sot përmes rrjeteve sociale ka zgjedhur që ta uroj vajzën e tij Lorinën për martesë, shkruan “Kosovarja”.
Në foto shihet Lorina Ramadani vajza e heroit Agim Ramadani, dhe shumë vajza të tjera, ku në mesin e tyre është edhe këngëtarja jonë e njohur Edona Llalloshi.
Ndërsa kjo e fundit e uron Lorinën me fjalët: “Lorina qê ia pashë rritën e zhvillimin sot u bë nuse.Mu kujtuan shum momente te kaluara bashkë dhe e ndjeva dashurinë dhe krenarinë që më lidhi me emrin e kësaj familje të çmuar. Urime Lorina Agim Ramadani paç fatin dhe lumturinê më të madhe në botë!”.

Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...
Shaqiri i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Turqi
Vazhdon aksioni për largimin e reklamave të kundërligjshme n...
Vetëvendosje kërkon nga Osmani t’ia emërojë anëtarin e tretë...