Pasi siguruan 222 milionë euro me largimin e sulmuesit Neymar këtë javë, Barcelona raportohet se është e fokusuar në tre emra për të përforcuar skuadrën e tyre.
Reprezentuesi brazilian theu rekord botëror me tarifën e transferimit te Paris Saint Germain dhe derisa kjo vazhdon të jetë një humbje e madhe për gjigantin katalunas, ata pritet të reagojnë së shpejti për të gjetur zëvendësuesin e tij për t’i dhënë trajnerit Ernesto Valverde ndryshimin më të mirë të mundshëm për sukses këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Duket që ata do të humbin pak kohë deri në transferimin e këtyre fytyrave të reja, por gazeta ‘Mundo Deportivo’ ka zgjedhur njërin nga tre individët që mund t’i ofrohet një trajtim më special për të siguruar shërbimet e tij në Nou Camp.

Ylli i Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele vazhdon të jetë njëri nga prioritetet e tyre por gjiganti në Bundesliga thuhet se kërkon 90 milionë euro duke marrë parasysh pozitën e tyre të fortë me kontratën e 20-vjeçarit dhe statusin e tij të rëndësishëm në klub.
Një storie e ngjashme raportohet të jetë edhe me Philipe Coutinhon e Liverpoolit, pasi është sugjeruar që agjenti i tij Guliano Bertolocci është duke pritur në Londër për një përgjigje ndaj ofertës së fundit nga Barcelona prej 100 milionë euro, përfshirë bonuset.
Përveç kësaj, gazeta e lartpërmendur sugjeron që lëndimi i Coutinhos është duke u përdorur si një arsyeje pse vazhdon të jetë larg nga skuadra derisa është gjithashtu afër largimit.
Nga ana tjetër, për të balancuar skuadrën, trajneri Ernesto Valverdo dëshiron të shtojë në skuadër Inigo Martinezin me qëllimin për t’i shtuar kualitetin mbrojtjes sesa të shpenzojë një numër të madh të hollash për ndonjë sulmues./arbresh.info
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...