Kryeministri Rama ka anuluar urdhrin e ministrit të Drejtësisë, duke bërë të qartë se dorëheqjet e krerëve të degëve të Hipotekës nuk mund të refuzohen.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kreut të qeverisë, e cila ka deklaruar se hetimi administrativ i ministrit mund të vazhdojë ndërkohë pa asnjë pengesë.
“Nëse nga hetimi administrativ do të verifikohen shkelje të ligjit, regjistruesit që i kanë bërë këto shkelje duhet të shkojnë përpara drejtësisë”, ka deklaruar zyra e kryeministrit.
Në reagimin e saj nënvizohet se, qeveria shqiptare ka një Kod Sjelljeje, të miratuar me VKM që në mbledhjen e saj të parë dhe asnjë ministër, qoftë politik apo teknik, qoftë në ikje a në ndenje, nuk mund ta shkele.
“Ky kod përcakton qartë se qeveria nuk është një grup individësh që veprojnë me kokën e tyre, por një skuadër që drejtohet nga kryeministri dhe funksionon mbi bazën e parimit të thjeshtë të aprovimit paraprak nga kryeministri të veprimeve administrative apo komunikimeve të ministrave me publikun”, ka deklaruar zyra e qeverisë.
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...