Djali i presidentit historik, Ibrahim Rugova, Ukë Rugova i cili akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për krim të organizuar në lidhje me veprën e kontrabandimit me migrantë, është parë sot në Kuvendin e Kosovës gjatë mbajtjes së seancës konstituive.
Rugova pas përfundimit të seancën konstituive, e cila u ndërpre nga kryesuesi Adem Mikullovci, u pa teksa bisedonte me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu-Kamishin si dhe Pal Lekajn nga AAK. Ndërsa Uka ‘shkrihej’ së qeshuri me deputetin e AAK-së nga Deçani, Rasim Selmanajn.
Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e prezencës së Ukë Rugovës përkrahë ambasadorëve dhe diplomatëve të huaj, kur dihen akuzat e rënda dhe procesi gjyqësor me të cilin po përballet ai.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës në muajin maj të vitit 2016 ka ngritur aktakuzë kundër Ukë Rugovës dhe 19 personave të tjerë të dyshuar për krim të organizuar në lidhje me veprën e kontrabandimit me migrantë.
Veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011 – 2014, dhe kanë të bëjnë me shitjen e Vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme./ Arbresh.info/

Përkundër interesimit për të, Jashari e ka bërë të qartë dës...
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar pë...
Brazili jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Neymarit në p...
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...