Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili aktualisht ndodhet në Mal të Zi, ku po merr pjesë në Samitin ‘Karta e Adritikut’, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në seancën konstituive të së enjtes dhe t’i hapin rrugë formimit të institucioneve.
Nga Podgorica, ai ka kërkuar që të mos humbet më kohë, pasi shtetin e presin sfida të mëdha në të ardhmen e afërt.
“Mesazhi im për të gjithë deputetët është që të marrin pjesë në seancë dhe të ndërtohen institucionet e vendit sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka thënë Thaçi për Klan Kosova.
“Kemi përpara një agjendë të ngjeshur dhe shumë të rëndësishme për vendin”, është shprehur ai.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë