Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Mal të Zi ku po merr pjesë në Samitin e Kartës së Adritatikut.
Thaçi, përmes një statusi në Facebook ka thënë se pjesëmarrja e zëvendëspresidentit amerikan, Michael Pence në këtë samit, pak muaj anëtarësimit të Malit të Zi në NATO do të thotë se edhe aspirata e Kosovës për anëtarësimi në këtë aleancë do të jetësohet, shkruan arbresh.info.
“Samiti i Kartës së Adriatikut, ‘US-Adriatic Charter’ (A5), këtë vit është shumë i veçantë.
Pjesëmarrja e zëvendëspresidentit amerikan, Michael Pence, vetëm pak muaj pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, është dëshmia më e mirë se anëtarësimi i Kosovës dhe shteteve tjera aspiruese në NATO, do të jetësohet. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Arbresh.info.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë