Ashtu siç ishte planifikuar edhe më herët, shuma e fondit të tri çmimeve të para në edicionin e 67-të të Kërcimeve nga Ura e Fshejtë, iu dedikua familjes së kampionit të ndjerë Sali Riza Gërqina.
Përfaqësues të kompanisë TimeOUT, së bashku me tre me të mirët e këtij edicioni, Florid Gashi, Shkëlzen Goçi dhe Ludovik Prenqi, i kanë dorëzuar çekun dhe të hollat në vlerë prej 2 mijë euro, dedikuar familjes Gërqina.
Duke shpehur mirënjohjen ndaj këtij gjesti human, bashkëshortja dhe familjarët tjerë të kampionit Sali Gërqina, kanë shprehur mirënjohje ndaj kësaj iniciative.
Sali Riza Gërqina në qershor të këtij viti, humbi jetën tragjikisht pak javë para organizimit të garës së Kërcimeve nga Ura e Fshejtë.

Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028