Vala e shpërthimit e flaku shumë metra tej pronarin e restorantit në plazhin e Velipojës. Sipas policisë, 55-vjeçari Besnik Zenuni, është në gjendje të rëndë. Po ashtu edhe një kalimtar u godit shumë keq nga vala e shpërthimit.
Dëshmitarët thonë se flaka doli nga kuzhina, ndërsa në lokal ndodheshin shumë pak persona. Tre klientë sapo largoheshin dhe fatmirësisht shpëtuan, ndërsa vala e flakës goditi një-19 vjeçare që ndodhej pranë.
Dëshmitarët i thanë Top Channel se flaka u ngjit shumë lart, duke përfshirë të gjitha ballkonet dhe dritaret e pallatit 5 katesh.
Shumë persona ndodheshin brenda dhe janë lënduar nga flaka, ndërsa vetëm pas mbërritjes së policisë, ata janë nxjerrë jashtë.
Pjesa më e madhe janë turistë nga Kosova, të cilët nga zjarri humbën edhe dokumentet personale.
“Sapo kemi dalë jashtë ka nisur shpërthimi. Në shpërthimin e dytë janë lënduar edhe njerëzit jashtë”, shprehet një turist nga Kosova.
“Shpërthimi i parë u shoqërua edhe me dy tre shpërthime të tjera, ndërsa më pas shpërtheu një flakë e madhe”, thotë një tjetër pushues.
Dëshmitarët tregojnë për të lënduarit nga flakët. Ata kanë ndërhyrë të parët për të ndihmuar personat që u goditën nga shpërthimi.
Dëshmitarët thonë se në fillim kishin dëgjuar një zhurmë si një fërshëllimë të fortë, e më pas ndodhi shpërthimi me flakë. Inspektorët teknikë që panë vendin e ngjarjes thanë se asnjë nga bombolat nuk ka shpërthyer, por ka patur një rrjedhje gazi nga cisterna një mijë litërshe në bodrumin e restorantit, e më pas masa e madhe e gazit e mbledhur brenda në lokal është ndezur nga ndonjë shkëndijë.
Të lënduarit u dërgua ne spitalin e Shkodrës, ndërsa dy pronaret babë e bir janë transportuar me helikopter për në Tiranë.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...