Miliona euro janë bërë pjesë e një pazari të iniciuar nga Korporata Energjetike e Kosovës.
Makineri milionëshe, që punëtorëve të kësaj Korporate u kanë shërbyer për mihjen e dheut e nxjerrjen e thëngjillit, janë prerë për hekur, shkruan sot Koha Ditore.
Menaxhmenti i kësaj Korporate i ka konsideruar të dalë afati dy ekskavatorë e më pas edhe dy të tjerë.
Të gjithë (bashkë me hedhurina të tjera prej hekuri e bakri) janë shitur me kilogramë me një çmim simbolik, krahasuar me çmimin prej miliona eurove që mund të kushtojë një makineri e tillë.
Tenderi i shpallur nga KEK-u me titull “Shitja e mbeturinave të metalta” nuk ka parashikuar vënien në punë të këtyre mjeteve. Të gjitha janë vënë në prerësen e depove të konsorciumit “Eco-Metal” sh.p.k Obiliq dhe “Rec-Kos” sh.p.k Fushë-Kosovë, që e ka fituar tenderin. Me këtë janë “prerë” edhe milionat e KEK-ut.
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26