Një fëmijë nga Afrika e Jugut i dijagnostifikuar me virusin HIV kur ka qenë vetëm një vjeç, për çka është trajtuar në mënyrë permanente, ka mposhtur virusin pa përdorur medikamente për nëntë vite rresht, raporton Anadolu Agency.
Ky është rasti i tretë i trajtimit të fëmijëve të prekur nga virus HIV që ka rezultuar me zhdukjen e virusit i cili shkakton sëmundjen SIDA.
Vajza e cila tani është nëntë vjeçare i është nënshtruar një terapie antiretrovirale (ART) e cila ka zgjatur për 40 javë, pasi menjëherë pas lindjes asaj i është zbuluar virusi HIV.
Trajtimi ishte ndaluar pas 40 javësh, ndërkohë që pas kësaj gjaku i vajzës është monitoruar në mënyrë periodike për një rebelim të mundshëm të virusit.
Voton Ardian Gjini: Kosova ju përket vetëm juve dhe ju duhet...
Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigu...
Kurti pas votimit: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve,...
Kurti voton në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve të dalin ...
Voton kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një fe...