Mbrojtësi shqiptar po pëlqehet nga klubet më të mëdha evropiane.
Elseid Hysaj ka shkëlqyer me Napolin në dy sezonet e fundit, duke rënë në radarët e shumë klubeve, përfshirë këtu edhe Juventusin.
Drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’, kanë provuar që të bëjnë një ofertë për ta transferuar lojtarin e lindur në Shkodër, por e menjëhershme ka qenë përgjigja e Napolit, që ka refuzuar ta shesë atë te një rival si Juve, transmeton kp.
“Hysaj është i pashitshëm”, ka qenë përgjigja e drejtuesve të Napolit ndaj kërkesës së atyre të Juventusit.
Mediat në Itali shkruajnë po ashtu se Hysaj nuk do që të luajë me asnjë klub tjetër në Serie A përveç Napolit.
Për të kanë shprehur interesim edhe Chelsea e Bayern Munichu.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...