Aktorja e “Modern Family”, Sofia Vergara gjatë gjithë kohës është e përfolur, herë për lojën e saj në serial, e shumë më shumë për jetën e saj private.
Edhe martesa e bukuroshes me Joe Manganiello nuk ka kaluar pa diskutime e thashetheme që janë bërë thuajse kudo, e më së shumti në media.
Këto ditë u fol se pas 20 muajsh, martesa e çiftit në fjalë po kalon në vështirësi të thella që mund të qojnë në divorc.
Dhe, pas pohimeve të Star Magazine, ka reaguar vetë aktorja 45 vjeçare, duke thënë se këtu nuk ka asgjë të vërtet dhe se ata janë shumë të lumtur pranë njëri tjetrit, madje janë duke u kënaqur së bashku në Romë.
“Redaktori i kësaj reviste është një idiot”, ka thënë aktorja e “Modern Family” në reagimin e saj të lëshuar në Instagram.
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein
Haxhiu nderon Lidhjen Shqiptare të Prizrenit