Pacientët me sëmundjet e kancerit, të cilët janë tipa shoqërurar, kanë perspektiva më të mira mbijetese, se sa ata që nuk komunikojnë apo ndërveprojnë me të sëmurët tjerë.
Kështu thotë një studim i fundit i publikuar në Daily Mail, ku rezulton se pacientët që i nënshtrohen kimioterapisë që shoqërohen me të sëmurët e tjerë kanë një rrezik 68 për qind të vdekjes brenda pesë viteve, zbuloi një studim.
Kjo krahasohet me një rrezik 69,5 për qind nëse pacientët janë të izoluar nga të sëmurët e tjerë gjatë trajtimit të tyre, shton hulumtimi.
Edhe pse kjo shifër paraqet vetëm një diferencë prej 2%, ajo barazohet me 100 të gjallëruar nga 5,000 pacientë, transmeton Klan Kosova.
Ky studim i bërë nga hulumtuesit e një departamenti shëndetësor të Universitetit Oxford, analizuan të dhënat mjekësore elektronike nga mbi 4 mijë pacientë me kancer të mbledhur ndërmjet viteve 2000 dhe 2009 nga dy spitale kryesore.
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...