Ceremonia solemne e hapjes së Festivalit Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, do të bëhet sonte në stadiumin “Eto Park” të Gyorit, duke filluar prej orës 20:30.
Kosova do të defilojë përkrahë 49 shteteve tjera të Evropës. Bartëse e flamurit tone do të jetë tenistja Blearta Ukëhaxhaj, e përzgjedhur ditë më parë nga Bordi Ekzekutivi Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ajo do t’i prijë ekspeditës 20 anëtarëshe të ekipit olimpik të Kosovës. 15-vjeçarja, Ukëhaxhaj, është tenistja më e mirë në Kosovë në dy vitet e fundit për grupmoshën e saj, derisa vitin e kaluar arriti të renditet e 288-ta në renditjen botërore, arritja më e madhe për një teniste shqiptare.
“Është ndjenjë shumë e veçantë dhe gëzohem që ma kanë besuar këtë mundësi. Besoj se nuk do t’i zhgënjej as në gara”, u shpreh tenistja nga Deçani.
Në ceremoninë mbyllëse që mbahet më 29 korrik, bartës i flamurit do të jetë njëri nga dy xhudistët, Laura Fazliu ose Shpat Zekaj. Të dy i bashkohen ekipit olimpik pas disa ditësh, pasi ndodhen në përgatitje shtesë me trajnerin e njohur, Driton Kuka.

E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...