Kolona e automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare është e gjatë 450 metra në hyrje dhe 200 në dalje.
Qytetarët duhet të presin rreth një orë për ta kaluar kufirin Serbi-Kosovë.
Fluksi i automjeteve është shtuar kohët e fundit me ardhjen e bashkatdhetarëve në vendlindje.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar kolona të automjeteve ka edhe në Han të Elezit dhe të Dheu i Bardhë.
Në këto dy pika kufitare qytetarët po presin deri në 40 minuta për të hyrë në Republikën e Kosovës.
Kurse në Vermicë kolona është 100 metra e gjatë por zyrtarët kufitar kanë hapur katër korsi kalimi dhe se pritjet nuk janë të mëdha. Ndërsa në pikat tjera kufitare gjendja paraqitet më mirë dhe se pritjet janë të vogla.
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin