Udhëtimi i Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në Japoni ka marrë një kthesë qesharake, pasi shumë fotografë e kapën momentin përderisa ai shtrëngonte duart me një robot.
Johnson njihet për sjelljet e tij të çuditshme, por vizita diplomatike e tij në Japoni dhe përshëndetja e tij me robotët ka bërë bujë në mediat britanike, transmeton portali arbresh.info
Gjatë vizitës në Institutin e Kërkimeve për Shkencën dhe Inxhinierinë në Tokio, ai ka shtrënguar duar me një robot të quajtur Wabian 2.
Por përpos shtrëngimit të duarve, në një fotografi Johnson duket sikur po i jep mësim robotit se si duhet të qëndrojë.
Robotët që pa ai janë duke u zhvilluar për të ndihmuar në situata të fatkeqësive dhe për kujdes shëndetësor.
Gjatë vizitës në Japoni, Johnson ka deklaruar se ‘kjo vizitë lidhet me ndërtimin e marrëdhënieve tona historike, e cila bazohet në vlera të përbashkëta, si mbështetja e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe tregëtia e lirë’./Arbresh.info

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...
Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova është de...