Sezona e shtatë e serialit ‘Game of Thrones’ ka filluar dhe të gjithë njerëzit janë duke biseduar për këtë.
Në Facebook, Twitter, Reddit…janë ndezur me teori të ndryshme rreth librit dhe serialit.
Në episodin e parë të sezonës së shtatë, shfaqet Jorah që i mbyllur në qelinë e tij, e pret momentin që të takohet me Sam, transmeton portali arbresh.info
Që nga ai moment, kanë filluar spekulimet rreth ndikimit të Jorah në episodet e ardhshëm.

Fansat e serialit parashikojnë Jorah do të shërohet nga Sam, dhe se ai do të përpiqet të udhëtojë për në Valyria për të zbuluar sekretet.

Megjithatë, ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë, sepse ai nuk është aq i fortë sikurse në episodat e parë dhe shumë njerëz prej guri vazhdojnë të jetojnë në qytete të shkatërruara si Valiria.

Por, sipas tifozëve besohet se Jorah me ndihmën e Sam, do të zbulojë sekrete të mëdha dhe një ndër to do të jetë edhe ndihma që ai do t’u ofrojë Shtatë Mbretërive për të përmbysur Kalorësit e Bardhë. Kjo edhe ngjan teori e saktë, përndryshë pse do të mbetej gjallë Jorah?!/Arbresh.info
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...