Sporti i notit do të përfaqësojë Kosovën me katër garues, të cilët do të mundohen të arrijnë rezultate të mira në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që mbahet në Hungari prej 23-29 korrik.
Notarët, bashkë me atletët dhe tenistët, prej javës së kaluar po përgatiten në qendrën sportive “Gloria Sports Center” të Belekut në Turqi, të dërguar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ndaj të cilit shprehen mirënjohës. Trajneri i notarëve, Ardian Hamiti, ndihet i lumtur për përgatitjet, të cilat thekson se do t’u shërbejnë për përvoja të reja dhe përmirësim të rezultateve.
“Nga sportistët tanë presim t’i përmirësojnë rezultatet, si dhe thyerjen e ndonjë rekordi të Kosovës”, deklaroi Hamiti.
Më optimist shprehet garuesi Ardit Hysejni, i cili beson se do të paraqitet denjësisht.
“Me këto përgatitje do të ambientohemi për të garuar në pishina olimpike dhe për ta dhënë më të mirën. Po ashtu duam ta falënderojmë Komitetin Olimpik të Kosovës dhe federatën që na kanë përzgjedhur”, u shpreh Hysejni.
Edhe garuesi tjetër, Muhamed Rushiti, thotë se do ta japë më të mirën. “Së pari jam shumë i lumtur që po e përfaqësoj vendin tonë. Besoj se rezultatet nuk do të na mungojnë ”, theksoi ai. Optimist për rezultate të mira tregohen edhe Dren Ukimeraj dhe Dion Kadriu, raporton faqja e Komitetit Olimpik e Kosovës.
Kurti në Malishevë, iu flet të gjithëve një nga një për fill...
Manuel Neuer pas eliminimit nga PSG: Na mungoi instinkti vra...
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...