Enca është një nga personazhet më të ndjekura të showbizz-it shqiptar.
Siç ajo e quan veten, është “mbretëresha e Instagram-it”. Megjithatë, edhe pse gjithnjë është quajtur e veçantë në stilin e saj, detaji që do t’ju tregojmë tregon se Enca ka bërë diçka të ngjashme me një tjetër këngëtare. Bëhet fjalë për Ronela Hajatin, e cila pa frikë mund të quhet e veçantë në llojin e vet.
Jemi duke folur për një model flokësh. Ronela pak javë më parë ka publikuar klipin e saj “Ladies”. Në një moment gjatë klipit ajo shfaqej me flokë të gjatë në ngjyrën gri, të shtrirë, por me dy gërsheta në pjesën e ballukes, të dekoruara me disa unaza metalike stili “piercing”.
Të njëjtin model flokësh e pamë mbrëmjen e djeshme edhe tek Enca, e cila kishte postuar një video në Instastory duke kënduar këngën e saj më të re, që pritet të dalë shumë shpejt. Edhe Enca, njësoj si Ronela, duket se e pëlqen shumë këtë model flokësh, me të vetmin ndryshim, pa dekorin “piercing”.
Të dyja vajzat bëhen bashkë me këtë detaj e duhet thënë që u shkon shumë. Nëse Ronela e zgjodhi si look për në videoklip, Enca e pëlqen për në jetën e përditshme. Nuk do të çuditeshim nëse që këtej e tutje do e shihnim te shumë vajza këtë stil flokësh. /Blitz.al

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot