Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë sqarimin rreth mospagesës ndaj anëtarëve të këshillit të vendvotimeve, apo ndryshe të njohur si komisionar të zgjedhjeve të 11 qershorit.
Zyra për Media e këtij institucioni në një përgjigje dhënë “Indeksonline” ka treguar se janë në fazën e kompletimit dhe të korrigjimit të të gjithë dokumentacionit për anëtarët e Këshillave të Vendvotimit.
Sipas tyre, ata të cilat kanë qenë të angazhuar në të gjitha komunat shumë shpejti do të bëhet pagesa përkatëse.
Ndryshe, pjesa më e madhe e buxhetit të KQZ-së u dedikohet kësaj kategorie e cila është e angazhuar për zgjedhjet e përgjithshme.
Derisa raportohet se numri i tyre shkon mbi njëzetë mijë komisioner.
Greqia do të subvencionojë karburantin dhe plehrat kimike
Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK...
Irani nis valë të re të sulmeve me raketa mbi Izraelin
Kancelari austriak përgëzon Kurtin për mandatin e ri dhe e u...
“Dardanët” bëjnë të ditur vendin se ku do të mbi...
PDK mban sot konferencë për media