Pas ndarjes nga jeta e gazetarit dhe publicistit, Qani Mehmedi, Kryesuesi i delegacionit për bisedimet e Kartonit të Gjelbër, Rrahim Pacolli, ka thënë se Qaniun përveç se koleg e ka pas një mik të mirë duke ndarë të njëjta pikëpamje për vendin dhe shoqërinë shqiptare.
“Më shumë se koleg ndër vite, Qaniun e pata edhe mik të afërt, një njeri me të cilin ndanim pikëpamjet tona për vendin dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi, derisa drekonim e darkonim së bashku”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Pacolli i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të tij.
Postimi i plotë:
“Me pikëllim të thellë mora sot lajmin për vdekjen e gazetarit dhe publicistit të madh shqiptar, Qani Mehmedi.
Më shumë se koleg ndër vite, Qaniun e pata edhe mik të afërt, një njeri me të cilin ndanim pikëpamjet tona për vendin dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi, derisa drekonim e darkonim së bashku.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të afërmit e tij.
Gjatë kohës sa ishte kryeredaktor në gazetën “Lajm”, ai dha shembullin më të mirë të një njeriu punëtor dhe shumë të disiplinuar duke u angazhuar maksimalisht për të quar përpara gazetarinë shqiptare.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të tij. Rr.P”, ka shkruar Pacolli.

Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...