Është themeluar Dhoma e Tregtise Itali – Kosovë, si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë dhe një grupi biznesmenësh me ndikim në Itali.
President i saj u zgjodh diplomati i njohur italian, ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Giulio Terzi, ndërsa selia e saj do të jetë në Romë.
Në përputhje me objektivin e Ambasadës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, Ambasada do të jetë e përfaqësuar nga Ambasadarja, në cilësinë e Anëtares së Nderit të Dhomës së Tregtisë.
Në ambjentet e Ambasades u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkepunimit mes Ambasadores Alma Lama dhe Presidentit të Dhomes së Tregtisë Giulio Terzi. Ndërkohë një Memorandum Bashkepunimi është nënshkruar edhe me Odën Ekonomike të Kosovës, nga kryetari i saj Safet Gerxhalliu.
Iniciativa e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë për themelimin e Dhomës së Tregtisë, ishte prezantuar në takimin me biznesmenë të mbajtur me 27 prill, i organizuar me qëllim të prezantimit të mundësive për investime dhe të potencialit për të bërë biznes në Kosovë.
Qëllimi i saj është rritja e bashkëpunimit të bizneseve italiane dhe atyre kosovare dhe mbrojtja e interesave të ekonomive të të dyja vendeve.
Spalletti jep lajmin e madh: Zhegrova e nis nga minuta e par...
Ushtarët turq të KFOR-it kryej patrullime përgjatë vijës kuf...
Amerikanët trajnojnë ushtrinë shqiptare: Dronët s’janë probl...
BE: Presim heqjen e mëtejme të masave – Kosova të rikthehet ...
Abdixhiku pas takimeve me ambasadorët e SHBA-së, Britanisë, ...
BE i përgjigjet Trumpit: Jemi krenarë për udhëheqësit tanë