Kalimi i Antonio Rudiger te Chelsea normalisht që nuk u pritë mirë nga tifozët e Romës, por gjermani nuk ishte i pari dhe nuk do të jetë i fundit që largohet nga klubi romak përkundër dëshirës së tifozëve.
Por, kalimin e tij të Blutë për tifozët e klubit italian e bëjnë më të vështirë fjalët e mbrojtësit.
“Nuk dua të tregoj mungesë respekti për askënd, por nuk mund të krahasohet Roma dhe Chelsea”.
“Chelsea është një klub i madh, ashtu edhe Roma, por në Itali. Chelsea është tjetër nivel”, ka thënë Rudiger për BeIN Sports.
Gjermani kaloi te kampionët e Ligës Premier për 35 milionë euro dhe katër tjerë në formë të bonuseve.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...