Turqia sot shënon 1 vjetorin e fitores ndaj grusht shtetit. Mijëra njerëz kanë marshuar në rrugët kryesore të Stambollit për të shënuar këtë ditë.
Marshimi kryesor është duke vijuar në urën e Stambollit, e cila po konsiderohet si vendi i rezistencës ndaj disa ushtarëve që kishin për qëllim rrëzimin e pushtetit, transmeton portali arbresh.info
Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të zbulojë një memorial për 260 personat që humbën jetën duke luftuar gjatë 15 korrikut të vitit të kaluar, ku edhe mbetën të plagosur rreth 2,196 persona.

Qeveria e Turqisë ka akuzuar klerikun me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, për organizimin e grusht shtetit, të cilat akuza Gulen i ka mohuar fuqishëm.
Që nga 15 korriku i vitit të kaluar, qeveria e Turqisë ka larguar nga puna më shumë se 150 mijë punonjës shtetërorë, të cilët janë akuzuar për lidhje me Fetullah Gulen.

Kritikët thonë se shkarkimet, dhe një valë prej 50,000 arrestimeve, janë pjesë e një përpjekjeje për të pastruar mospajtimin që kanë ata ndaj qeverisjes së tanishme.
Pas Stambollit, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pritet të kthehet në Ankara për t’iu drejtuar parlamentit në kohën e saktë kur filloi edhe grusht shteti./Arbresh.info
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...