Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka denoncuar në polici shtetasin me iniciale E.L, pasi kundërshtoi dhe dhunoi dy punonjësit e OSHEE që po kryenin kontroll tek subjekti privat.
Punonjësit Elton P. dhe Qani S., të njësisë OSHEE Sarandë, duke ushtruar detyrën në vazhdën e kontrolleve ndaj subjekteve private debitore, kanë hasur në kundërshtinë e abonentit. Akti kriminal ka ndodhur dje në Ksamil dhe policia po heton rreth ngjarjes.
Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve, ku punonjës të OSHEE ndalohen të ushtrojnë detyrën e tyre, në zbatim të ligjit. Në Belsh të Elbasanit, ndaj punonjësve tanë u qëllua me çifte nga një debitor, edhe pse ishte njoftuar disa herë!
OSHEE dënon me forcë ngjarjet e ndodhura dhe pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga debitorë që nuk duan të zbatojnë lidhin për pagesën e faturave të energjisë, apo të vjedhësve, Kompania nuk do të ndalë kontrollet deri në vendosjen e plotë të ligjit dhe respektimit të barabartë nga të gjithë, pa asnjë dallim dhe përjashtim!
Në tre ditët e fundit, në Sarandë dhe Ksamil janë kryer 50 kontrolle ku u është ndërprerë energjia 202 debitorëve.
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...