Mentor Zhdrella edhe zyrtarisht është pjesë e Llapit.
Pasi marrëveshja mes dy palëve është arritur në orët e vona të ditës së enjte, zyrtarizimi nga klubi ka ardhur pakë më parë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Llapi ka zyrtarizuar afrimin e katër herë futbollistit më të mirë në Kosovë.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me katër herë futbollistin më të mirë të Kosovës, Mentor Zhdrella”.
“Llapi dhe llapjanët i dinë vlerat e tua, andaj ne prej teje presim shumë në rrugën tonë drejt trofeve”, shkruhet në njoftimin e Llapit.
Zhdrella ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...