Kryeministri Nikolla Gruevski ka bashkëpunuar me kompani dhe biznesmenë të cilët tani kanë përfunduar në burg dhe u është ndaluar veprimtaria nga organizatat ndërkombëtare, për shkak të veprimeve të tyre kriminale.
Kështu ka pohuar për mediat njohësi i situatës politike në Maqedoni, Gjorgji Spasov, duke numëruar disa prej bznismenëve të cilët, siç th ai, Gruevski i ka pasur partnerë edhe në projekte të qeverisë.
Duke komentuar bisedimet për zgjidhjen e krizës dhe kërcënimet e Ahmetit ndaj Zaevit se, nëse nuk pranon marrëveshje do të iniciojë zgjedhje të parakohshme, Spasov ka thënë se Ahmeti edhe në të kaluarën ka marë vendime për të shpëtuar partnerin e tij, Nikolla Gruevski.
“Në vitin 2011, Cërvenkovski e dinte se popullariteti i Gruevskit po binte për shkak të aktiviteteve të tij ndaj televizionit A1, ndaj e luste Ahmetin që të shtyheshin zgjedhjet deri në shtator, meqë në shtator mendonte se do të fitonte opozita. Por, Ali Ahmeti, për ta shpëtuar Gruveskin, asokohe urgjentisht i shpalli zgjedhjet në muajin maj”, ka pohuar Gjorgji Spasov.
Ndërkohë, ish-ministri i Financave dhe ekspert i çështjeve ekonomike, Xhevdet Hajredini ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë të papërfaqësuar në bisedimet për daljen nga kriza edhe pse aty kanë marrë pjesë kryesuesist e dy partive shqiptare.
Duke ironizuar, Hajredini ka pohuar se më mirë do të ishte për shqiptarët e Maqedonisë, sikur edhe në këto bisedime t’i përfaqësonte ish-drejtori i shërbimeve sekrete maqedonase, Sasho Mijallkovi.
“Kemi pasur veç pëlqim fizik, ia di profesionin”, Edi flet p...
Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për ...
Qendrat për Pajisje me Dokumente ofrojnë shërbime me orar të...
Shoqata e Naftarëve e quan antikushtetues vendimin e MINT pë...
Rama: Kush ka probleme me ligjin nuk përfiton nga paqja fisk...
ATK: Zyrtari i arrestuar është pezulluar nga puna