Deputeti i ardhshëm i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk ka ndonjë vendim nga ana e LDK-së se kush do të kandidojë për kryetar komune në Prishtinë.
Sipas tij, LDK ende nuk ka marr asnjë vendim për kandidatët e mundshëm në komunat e Kosovës.
I pyetur se a mund të jetë Abdixhiku, kandidati i mundshëm për kryetar të Prishtinës tha se një gjë e tillë nuk është diskutuar.
Gjatë intervistës për Telegrafin ai tregoi se në zgjedhjet e 11 qershorit ka marrë rezultat të mirë nga vendlindja e tij, Prishtina.
“Kam marr një rezultat të pranueshmërisë nga qytetarët e Republikës së Kosovës, pasi brezi i ri ka shfaqur një sinjal të parë që gjërat do të ecin mbarë. Diku 29 mijë vota mora në gjithë Kosovën, pra ka qenë një votë e shtrirë. Prej analizave, vendlindja ime, Prishtina, më ka dhënë përkrahjen më të madhe – 1/3 e votave”, ka thënë ai.
Abdixhiku po ashtu tha se rreth 2/3 e grupit të parlamentar të LDK-së, është një përfaqësim i brezit të ri.
“Nuk kemi qenë pjesë e strukturave por pjesë e shtyrë nga strukturat. Ka të bëjë me një bashkërenditje të brezave. Është një ndërrim gjenerate në përgjithësi në strukturat politike”, tha ai.
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi