Deputeti i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka dorëzuar pak momente më parë padi, kundër deputetes nga PDK, Ganimete Musliu dhe këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi, Abelard Tahiri.
“Në vend të vajit për humbjen e 11 qershorit, kanë zgjedhur shpifjet. Për t’i ekuilibruar pazaret e shefave të tyre me pasardhësit e Millosheviqit, shpifin ndaj nesh. Kjo vetëm e vetëm që qytetarët të mendojnë se të gjithë jemi njësoj”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.
“Ama, qytetarët këtyre ua dhanë përgjigjen më 11 qershor. E unë personalisht, sot”, ka vazhduar ai.
“Në fotografi gjeni paditë ndaj tyre, si dhe vendimet përmes të cilave nëna ime së pari është suspenduar, e pas 2 muajsh është përjashtuar nga puna në vitin 1990 dhe asnjëherë deri pas lufte nuk ka punuar si gjyqtare”.
Padia dhe faktet e deponuara, ka thënë Sejdiu, flasin vet.
“Dëmshpërblimin nga kjo padi do t’ia dhuroj shoqatës së pensionistëve, shumica e të cilëve përjetuan përjashtimin nga puna gjatë regjimit të Millosheviqt në vitet e 90-ta”, ka shtuar Sejdiu.
Kjo është padia:

FFK publikon një video të “prapaskenave” nga fitorja epike n...
Osmani: Masakra e Izbicës është kujtesë që nuk guxon të zbeh...
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindje...
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...