Disa persona mund të mos e përfillin urdhrin e stjuardesave për të bërë telefonin “airplane mode”.
Këta persona ose nuk e kanë idenë se përse është krijuar ky opsion në celular, ose mbase nuk dinë se cilat janë pasojat që ndodhin nëse gjatë udhëtimit në avion nuk respektojmë këtë rregull.
Telefonat e ndezur nuk ndërhyjnë tek pajisjet e aeroplanit, sepse teknologjia është shumë e më sofistikuar këto ditë, ama mund të ndërhyjnë tek piloti, aq më tepër nëse po përpiqeni të merrni apo dërgoni thirrje dhe mesazhe, ose gjithçka që dërgon informacion tek telefoni juaj.
Telefonat duhet të jenë patjetër ‘airplane mode’.
Kam pasur interferenca valësh tek radiot e mia gjatë uljes në tokë shumë herë. Kur telefoni juaj përpiqet të lidhet me valët, bën të njëjtën zhurmë tek unë si ajo që krijohet kur vendos telefonin tek bokset e zërit,” tregon një pilot.
Kjo zhurmë jo vetëm të shpërqendron, por mund të na pengojë të marrim udhëzimet nga kontrollorët e trafikut ajror. Prandaj fikini telefonat ju lutem. Pse të rrezikojmë sigurinë e të gjithëve kur mund të futesh në Instagram 5 minuta më vonë?”
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...