Në fakt, hulumtimet tregojnë se vdekja shpeshherë është përshkruar si përvojë paqësore dhe pozitive nga ata të cilët kanë qenë pranë saj.
Vdekja është ‘garancioni’ i vetëm i kësaj jete, por prapëseprapë mbetet diçka të cilën shpeshherë njerëzit refuzojnë të flasin për të.
Autori i studimit në fjalë, Kurt Gray, ka thënë: “Ekziston një mendim se vdekja është diçka që duhet shmangur me çfarëdo çmimi”. Megjithatë, ekipi i tij ka zbuluar se koncepti abstrakt i vdekjes mund të jetë më i frikshëm sesa realiteti.
Pas eksperimenteve të ndryshme me mbi 25 pacientë të cilët kishin qenë të diagnostikuar me sëmundje vdekjeprurëse, Gray dhe ekipi i tij kishin zbuluar se pacientët që po vdisnin kishin qenë pozitivë.
E për këtë studim, një hulumtues tjetër ka një shpjegim mjaft interesant. Sipas James Maddux, shumica e gjërave nga të cilat kemi frikë nuk janë aq të këqija sa mendojmë derisa të arrijnë tek ne. Prandaj, nuk ka ndonjë arsye të mendojmë se vdekja është diçka ndryshe nga ky fakt.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë