Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan sot për herë të parë gjatë Samitit të G20 në Hamburg të Gjermanisë. Të gjithë po prisnin momentin e shtrëngimit të duarve mes dy liderëve botërorë, dhe ai çasti nuk mungoi.
Sipas ekspertes Judi James që studion gjuhën e trupit, Presidenti amerikan “e gozhdoi” homologun e tij rus me shtrëngimin historik të duarve dhe dëshmoi se kush e ka statusin më të lartë.
Duke folur për të përditshmen britanike “The Sun”, ajo tha: “Nëse ky shtrëngim duarsh do të ishte “luftë për çmime”, dhe unë jam e sigurt që kështu ishte, atëherë do t’i jepja pikë dorës së Trump.
Të dy ishin nën presion, por ndërsa Putin afroi me kujdes dorën, Trump u përkul përpara me krahun e shtrirë duke ofruar “mbështetje”.
Ky ishte një kurth famëkeq nga Trump dhe Putin nuk kishte asnjë mundësi, por veçse ta mbështeste dorën tek Trump.
Trump dukej i qetë. Nëse donte të tregonte dashamirësi por njëkohësisht edhe superioritet, më duhet të them se presidenti amerikan e gozhdoi këtë herë”.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...