Kreu i diplomacisë ruse, Serguei Lavrov, i cili po merr pjesë në Samitin G20, ka njoftuar se sot rusët dhe amerikanët kanë rënë dakord për një armëpushim duke nisur nga dita e diele sipas orës lokale të Damaskut.
“Sot, në kryeqytetin jordanez, Amman, ekspertët rusë, amerikanë dhe jordanezë, kanë rënë dakord për një memorandum për krijimin e një zone paqeje në rajonet e Deraas, Qouneitras dhe Soueidas”, theksoi Serguei Lavrov, raporton AFP.
“Fillimisht, siguria rreth kësaj zone do të garantohet nga forcat dhe mjetet e policisë ruse në koordinim me jordanezët dhe amerikanët”, theksoi Serguei Lavrov.
Rusia dhe Irani, aleate të Damaskut dhe Turqia, mbështetëse e rebelëve, miratuan në muajin maj parimin për krijimin e katër zonave të sigurta për vendosjen e një armëpushimi afatgjatë në disa rajone. /kp/
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Parashikimi i motit për të premten
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së