Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, për herë të parë janë takuar direkt dhe kanë shtrënguar duart, në samitin G20 në Hamburg, njoftoi Kremlini.
“Ata kanë shtrënguar duart dhe i thanë njëri-tjetrit se do të takohen ndaras pak më vonë”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, transmeton AFP.
Donald Trump ka biseduar me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministren britanike Theresa May në samitin G20 në Hamburg, gjatë diskutimeve në luftën kundër terrorizmit.
Ndryshe, në Hamburg po vazhdojnë protestat. Demonstruesit kanë rrethuar hotelin në të cilin ndodhet zonja e parë e SHBA-ve Melania Trump.
Sipas informacioneve më të reja, në protestat në Hamburg deri më tash janë lënduar 159 policë dhe janë arrestuar 45 persona.

Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...
Sulmet terroriste të Serbisë në Kosovë, Kurti: Vakuumi që lë...
Kryeministri Estonisë në konferencë me Ramën: E mbështesim i...
Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociata...
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...