Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, ka bërë me dije se Kosovës i duhet një qeveri stabile.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se për këtë arsye subjektet politike duhet të reflektojnë, duke lëvizur nga qëndrimet aktuale politike.
Baraliu ka pranuar se koalicioni PDK-AAK-Nisma mund ta bëjë qeverinë e re duke llogaritur në mbështetjen e disa deputetëve por, sipas tij, një qeveri e tillë nuk do të ishte stabile.
Baraliu nuk e ka përjashtuar mundësinë e përsëritjes së krizës politike të vitit 2014.
“Është e mundshme të kemi përsëritje të asaj krize, sepse Kushtetuta e Kosovës është e tillë që ka vakum. Kjo mund ta krijojë mundësinë që të ketë ngecje apo bllokadë”, ka thënë Baraliu.
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...