Policia e Kosovës do të shkatërrojë një numër të madh të armëve të Vogla dhe të Lehta. Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mbështet nga Zyra Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), Zyra e Jashtme Gjermane dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara.
Kosova do të marrë pjesë në këtë ngjarje rajonale duke shkatërruar një numër të madh të pjesëve të Armëve të Vogla dhe të Lehta, si dhe disa mijëra pjesë të tjera. Shkatërrimi do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të mbahet nesër më 6 korrik 2017, ora 10:00 në “Metal Holding” në Ferizaj.
Ngjarja do të hapet nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Behar Selimi, Koordinatorja e Programit të UNDP, Valbona Bogujevci, përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada Gjermane në Kosovë dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.
Gabimi që shumëkush e bën: Këto fruta nuk duhen konsumuar ku...
Dua Lipa ngjitet në skenën e `Sunny Hill`, Çeku: Ku ka më mi...
Plani i Italisë për të dërguar emigrantët në Shqipëri godite...
Parashikimi i motit për nesër
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 90 minuta
Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por jo vetëm! SPA...