Dëgjojmë vazhdimisht të flitet për toksinat, bakteret apo mikroorganizmat e ndryshëm që jetojnë në trupin tonë, i gjejmë në ushqime apo në ambientin që na rrethon, por rrallëherë e trajtojmë seriozisht këtë temë.
Duhej të ishin pikërisht shifrat alarmante të lëshuara nga The Hearty Soul, ato që do të ndiznin shigjetën e alarmit tek shumë njerëz. E duke u ndalur tek shifrat duhet të themi që gjatë një viti, një njeri me zhvillimin fiziologjik normal është i ekspozuar ndaj 2.5 miliardë kilogramë kimikate toksike. Me kalimin e kohës, toksinat që gjenden në trupin tonë shumohen dhe fillojnë ta sulmojnë atë, ky është momenti që duhet t’i kushtoni rëndësi simptomave të tilla si shtimi në peshë, lodhja, dhimbja e kokës etj.
1.Dhimbje koke: Dehidratimi dhe stresi i përditshëm janë dy prej arsyejeve kryesore që çojnë në shfaqjen e dhimbjes së zakonshme të kokës. Por, sipas Healthy Food House nuk duhet të injorojmë edhe një tjetër faktor: mikrobet që jetojnë brenda nesh. Një trup i mbushur me toksina irriton sistemin nervor qendror duke sjellë në këtë mënyrë dhimbjen e kokës.
2.Frymë me erë të rëndë /dhëmbë të verdhë: Së pari duhet t’ju sqarojmë që fryma e rëndë dhe dhëmbët e verdhë lidhen së pari me higjienën orale të gjithësecilit prej jush. Por, nëse tregoheni i kujdesshëm me këtë ritual përkujdesjeje dhe konsumoni ushqime të shëndetshme, duhet të ktheni vëmendjen tek toksinat që jetojnë brenda jush.
3.Mbajtja e tepërt e ujit: Siç e dini rreth 70% e trupit tonë përbëhet nga ujë dhe që të funksionojë ka nevojë të hidratohet. Por mbajtja e tepërt e ujit që reflektohet edhe me mungesën e urinimit, është një tjetër simptomë që tregon praninë e toksinave në trupin tuaj.
4.Pagjumësi
5.Lodhje e vazhdueshme dhe mungesë energjish
6.Fryrje barku
7.Djersitje e tepërt gjatë natës
8.Dhimbje muskujsh
Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia ësht...
KQZ: Të shtunën votohet në hapësirat diplomatike të Kosovës ...
Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në part...
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ...
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për pu...