Elda Tanushi, 19-vjeçarja nga qyteti i Durrësit që helmoi vjehrrën e saj ka dhënë dëshminë e saj në polici.
E reja ka rrëfyer në polici arsyet që e shtynë të ndërmerrte këtë veprim raporton “Balkanweb”. Ajo ka thënë se ishte martuar vetëm 4 muaj më parë, por që nga ai moment sherret me vjehrrën kishin qenë të vazhdueshme, madje edhe është dhunuar.
Ngrinte dorë mbi mua e më rrihte, prandaj nuk durova dot,- mësohet të ketë thënë ajo. Në gjithë këto sherre, bashkëshorti i 19-vjeçares nuk ka qenë prezent, pasi fill pas dasmës ai ka emigruar në Greqi, aty ku punonte prej vitesh.
Pas martese ai ua ka besuar nusen, prindërve, por me sa duket bashkëjetesa mes të treve ka degjeneruar në sherr.

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...
Rikthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”
Zbulohen pamjet, dasma Elijonës dhe Klodit do të mbahet jash...
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...