Janë arrestuar tre persona të dyshuar në Suharekë pasi kanë sulmuar me armë zjarri dy viktima.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë kanosur me armë zjarri në një kafeteri dy viktimat meshkuj. Njësitet policore gjatë kontrollit te të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta të tipit TT, ndërsa pas bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve kanë gjetur edhe një pushkë gjuetie (me leje) 37-patrona të pushkës së gjuetisë, 16-patrona të zbrazët, dhe 22-fishekë cal-7.62mm.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...