Juventusi ka konfirmuar se kontrata e Dani Alves me klubin është ndërprerë me pëlqim të ndërsjellët.
Mbrojtësi brazilian kishte edhe një vit të mbetur në marrëveshjen e tij, por zgjodhi të largohet pas raporteve se mund të kaloj te Manchester City, transmeton portali arbresh.info.
Ashtu siç raportohet nga uebfaqja zyrtare e klubit, Alves ka shijuar një sezon të suksesshëm në Juventus pasi iu bashkua gjigantit italian pas largimit të tij nga Barcleona.
Alves ka bërë 32 paraqitje te Juventusi duke fituar titullin në Serie A dhe Kupën e Italisë.
Raporte të shumta pretendojnë që Alves është në prag të marrëveshjes për transferim te Manchester City, ku 34-vjeçari mund të ribashkohet me Pep Guardiolan, me të cilën ka punuar te Barcelona./arbresh.info
UFFICIALE – @DaniAlvesD2 rescinde il contratto con la Juventus: https://t.co/MoxufZDzx4 #CiaoDani pic.twitter.com/AzaJORvTKC
— JuventusFC (@juventusfc) June 29, 2017
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...