Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i të ndjerës Donjeta Pajazitaj nga Strellci i Deçanit pas qëndrimit 24 orësh në paraburgim është liruar ditë më parë.
Këtë e ka konfirmuar vetë Shkëlqimi për portalin Arbresh.info.
“Atë ditë me kanë arrestuar policia e me kanë mbajt 24 orë në paraburgim. Tash me kanë liru dhe jam në shtëpi”, ka thënë Shkelqimi duke shtuar së është në pritje të thirrjes për seancën e radhës.
Shkëlqim Pajazitaj ishte arrestua pasi që kishte grushtuar Naser Pajazitajn, të akuzuarin për vrasjen e motrës së tij, Donjetës, pas përfundimit të seancës fillestare në gjykimin.
Sipas mjekësisë ligjore, deçanasja Donjeta Pajaziti është vrarë me dy plumba në kokë. Në nëntor të vitit 2015 ishte raportuar nga familja zhdukja e saj, dhe në fund të dhjetorit të atij viti, policia kishte ndaluar si të dyshuar Naser Pajazitaj./arbresh.info/
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116
LVV-ja skeptike për gazin e lëngshëm natyror: Duam gazifikim...
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt...
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasj...
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...