Në një kohë kur seriali i dy aktorëve më të paguar në Turqi, Tuba Buyukustun dhe Kivanc Tatlıtug, po shkon drejt fundit, në fund duket soset edhe durimi.
“Cesur ve Guzel (The Bold and The Beautiful)”, seriali i cili do të nisë së shpejti edhe në ekranin shqiptar Tv Klan, tashmë në Turqi po xhiron pjesët e fundit të tij që po transmetohen në Star TV.
Por aktorja kryesore, Tuba Buyukustun, është acaruar së fundi me protagonistin, aktorin Kivanc Tatlıtug, i cili nuk është treguar korrekt me orën e vendosur për të nisur xhirimet. Pas e priti rreth 3 orë, e acaruar, Tuba i la xhirimet e setit të ri duke i thënë stafit: “Më lajmëroni kur të vijë…”
Aktori Kivanc Tatlıtug erdhi pas tri orësh me vonesë, por xhirimet nuk mund të vazhdonin pas tensionit që ishte vendosur. Mendohet se seriali do të përfundojë në fund të muajit maj.
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI