Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, i njohur për komentet thumbuese mbi femrat, i habiti të gjithë të premten, duke thënë se ajo që pëlqen më shumë rreth Presidentit amerikan, Donald Trump, është bashkëshortja e tij, Melanie.
Berlusconi, 4 herë kryeministër i Italisë fqinje, është rikthyer në qendër të vëmendjes politike falë ringjalljes së fushatës së tij politike, me anë të së cilës, shpreson të ringjallë edhe fatin e tij politik.
Duke folur në një debat, Berluskoni u pyet nëse ishte i kënaqur me krahasimin që i është bërë me presidentin amerikan, Donald Trump.
“Nuk më bën të ndihem edhe aq mirë- u shpreh miliarderi italian – Por sa i përket Trump, si shumë burra dhe gra mund të them vetëm se më pëlqen Melania, Për bukurinë, sharmin dhe stilin e saj.
Vlen të theksohet se ish-kryeministri ka qenë përfshirë në disa afera seksuale, të cilat janë shndërruar edhe në skandale të mëdha politike.
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...