Kompania e monitorimit të basteve Federbet ka denoncuar miqësoren e sotme të Kukësit me skuadrën austriake Volfsberger ku kampionët e Shqipërisë u mposhtën me rezultatin 7-0.
Sipas Federbet, koefiçentët e basteve gjatë ndeshjes kapën shifra shumë të çuditshme duke e bërë këtë ndeshje si të dyshuar për trukim.
“Ndeshjet miqësore filluan dhe menjëherë koefiçentë të çuditshëm mahnitës gjatë ndeshjes Volfsberger – Kukësi 7-0.
Për të ardhur keq që asgjë nuk ndryshon, aktorët janë gjithnjë të njëjtët dhe ndeshjet miqësore shndërrohen në ushtrime për fiksimin e rezultateve të ndeshjeve.”, shkruan Federbet.

Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...