Realizua vepra të shumta në zemër të Perandorisë Osmane në shekullin XVI, por nuk harruan kurrë vendin nga ku vinin.
Mikelangjelo i Orientit – arkitekt Mimar Sinani (1490-1588) – la pas vetes veprat më të mëdha arkitektonike të Stambollit. Sot të gjithë duan ta përvetësojnë njeriun që ishte projektues i së paku 374 objekteve të mëdha arkitektonike. Por, një gjë që dihet sigurt është se ai ndihmoi edhe dy arkitekt tjerë shqiptarë.
Njëri nga ta ishte Mehmet Aga Biçakçiu (1540 – 1617), kryearkitekt i Xhamisë së Kaltër në Stamboll, me origjinë nga Elbasani. Ndërkaq, tjetri ishte Mimar Kasëmi (1570-1660) nga Gremshi i Skraparit, që la gjurmë edhe në Shqipëri. Veprat monumentale të projektuara nga ai janë: Qoshku Bagdad, Qoshku Revan, Xhamia me Fajance në Stamboll, si dhe bujtina, ura e banja në Shqipëri, përfshirë trasenë e rrugës mesjetare Berat-Korçë.
Për të mësuar më shumë se kush ishte Kasëmi, djali i Malit Baba – kryearkitekti që sot njihet shumë pak, pavarësisht realizimeve të tij – shikojeni dokumentarin e gazetarit Marin Mema. /TCH
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...
Policia konfiskon një dron në Muqibabë, rasti nën hetime
Gra lidere dhe sipërmarrëse mblidhen në tryezën e Bankës Eko...
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...