David Ospina dëshiron të vazhdoj qëndrimin në Arsenal pavarësisht raporteve se është duke u kërkuar për transferim nga Fenerbahce.
Një marrëveshje raportohej se ishte arritur që reprezentuesi kolumbian të largohej nga Arsenali për transferim te skuadra në Turqi, por tani duket që paga e tij, çmimi i vendosur nga Arsenali dhe dëshira e lojtarit për të vazhduar qëndrimin në klub kanë bërë Fenerbahcen të heq dorë duke kthyer vëmendjen te portieri i Malagas, Kameni, i cili do të kushtoj 2 milionë euro, një milionë më pak se Ospina (3 milionë), transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Arsenali është i gatshëm të dëgjojë ofertat që shtrohen për portierin që dështoi të shkëlqyer me fanellën me numër 1 edhe pse klubi i ka dhuruar mundësi për të qenë pjesë e formacionit pavarësisht performancave të dobëta.
Përveç kësaj, Arsenali është duke kërkuar transferimin e Jack Butland të Stoke Cityt, por skuadra e Xherdan Shaqirit nuk ka ndërmend të shes lojtarin, të paktën jo këtë verë./arbresh.info
KQZ: Të shtunën votohet në hapësirat diplomatike të Kosovës ...
Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në part...
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ...
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për pu...
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...