Gjiganti francez Paris Saint Germain është i gatshëm të shtroj një ofertë madhështore për sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero.
Pas arritjes në janar të Gabriel Jesus që uzurpoi pozitën e paprekshme të Agueros në formacionin startues te Manchester City disa herë gjatë sezonit të fundit, reprezentuesi argjentinas raportohet të jetë i hapur me idenë për largim nga skuadra në Etihad, transmeton portali arbresh.info.
Raportet e ish sulmuesit të Atletico Madridit dhe trajnerit Pepe Guardiola mësohet gjithashtu që janë të tensionuara pasi Aguero dhe spanjolli nuk kanë pasur kontakt sy me sy qysh pas arritjes së tij në Manchester verën e kaluar.
Si rezultat i kësaj, skuadra në Liga 1 shpreson të shfrytëzoj situatën e vështirë të Agueros te Manchester City duke shtruar një ofertë prej 60 milionë funta./arbresh.info
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic